Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (11)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com:
Pyetje: Disa njerëz thonë në teshehud:
اللهم صل على سيدنا محمد
“O Allah! Lavdëroje zotërinë tonë Muhamedin…”
Përgjigje: Ai ﷺ padyshim është zotëria ynë dhe zotëria i tërë njerëzimit. Këtë e ka thënë edhe vetë pa u krenuar me këtë Por ne ndjekim atë që është transmetuar.
Fraza:
اللهم صل على سيدنا محمد
“O Allah! Lavdëroje zotërinë tonë Muhamedin…”
nuk është transmetuar të thuhet gjatë namazit. Nuk është transmetuar as që ai ﷺ ta ketë thënë këtë frazë në hytben e xhumasë. Ne ndjekim atë që është transmetuar. Por kjo nuk do të thotë se ne e mohojmë që ai është zotëri. Ai ﷺ është zotëri ynë. Ai është zotëria i tërë njerëzimit.