Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Frazë e pabazë në predikim

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (5/1)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me të vërtetë hamdi dhe lavdërimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga  të këqijat e shpirtit tonë dhe veprave tona të liga. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humb. Dhe atë që e humb Allahu nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. 

Kam dëgjuar disa predikues që shtojnë frazën “dhe ne i lutemi Atij për udhëzim” (و نستهديه). Pa dyshim, unë i falënderoj ata që e ringjallën këtë parathënie në predikimet dhe mësimet e tyre, por më duhet t’i informoj ata se kjo shtesë është e pabazë në të gjitha transmetimet që e transmetojnë këtë parathënie.

Shpërndaje: