Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Frika e detyrueshme ndaj Xhehenemit

Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)

Burimi: Et-Takh’uifu minen- Nar, fq. 24-25

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Frika e detyrueshme është frika që e shtyen personin që t`i kryejë obligimet dhe të braktisë ndalesat. Nëse frika do të rritet aq shumë sa që ajo kontribon në veprimin e veprave rekomanduese, apo heqja dorë nga gjërat e urryera si dhe t`i marrë me lehtësi gjërat e lejuara, ajo (frikë) konsiderohet të jetë e shkëlqyeshme dhe e lavdërueshme.

Nëse frika rritet edhe më tej, në mënyrë që të shkaktojë sëmundje, vdekje dhe frikë të vazhdueshme në mënyrë që ajo të parandaloj nga arritja e gjërave të lavdërueshme dhe cilësive të cilat Allahu i Lartësuar i do, kjo frikë nuk konsiderohen të jetë e lavdërueshme.

Selefët e kishin zakon që të frikësoheshin për Ata` Es-Selimin për shkak të frikës së tij ekstreme e cila ishte shkak që ai të braktis; Kur’anin dhe të rrijë vetëm në krevat. Kjo është për shkak se frika e ndëshkimit nuk është qëllim në vetvete. Frika ndaj ndëshkimit është sikurse kamxhiku i cili e çon personin në bindje.

Në këtë mënyrë, zjarri konsiderohet të jetë një nga dhuratat e Allahut për besimtarët të cilët frikësohen dhe ia kanë frikën Atij. Prandaj, Allahu përmendi Zjarrin si një prej dhuratave për njerëzit dhe xhinët në kaptinën ”Er-Rrahman”.

Sufjan Ibn Ujejneh ka thënë: “Allahu e krijoi Zjarrin si mëshirë. Me të Ai tremb robërit e Tij të cilët u shmangen mëkateve.“

Ne nuk e mohojmë se gjithashtu qëllimi është t`i frikësohemi Allahut dhe Madhështisë së Tij dhe se duhet që ne ta lavdërojmë Atë. Por mënyra e cila sjellë dobin e frikës është mënyra që do të ndihmojë që t`i afrohesh Allahut, duke vepruar atë që Ai do dhe t`i shmangesh asaj që Ai e urren. Nëse frika do ta ndalojë atë dhe do t’ia vështirësoj atë, frika (në këtë rast) merr qëllimin e kundërt.

Shpërndaje: