Alameh Muhammed bin Abdilah es-Subejjil
Burimi: Rasa’ilun fil Akijdeti ued Daueti, fq. 192
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mëkaton njeriu nëse frikësohet shumë nga errësira ose vetmia, duke pasur parasysh se çdo gjë që të ka goditur nuk mund t’i shpëtoshë dhe asaj që i ke shpëtuar nuk ka mundur të të godas, dhe se ai gjithashtu kujdeset për lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes?
Përgjigje: Personi nuk bën mëkat me këtë – insha Allah. Frika ndahet në dy lloje;
1 – Frika e natyrshme. Shembuj të kësaj janë frika nga kafshët e egra, bishave, errësira, të ftohtit dhe gjëra të tjera të cilat personi është i paaftë që t’i luftojë. Kjo është diçka e natyrshme që gjendet në njeriun dhe për të cilën ai nuk bën mëkat ose nuk mbahet përgjegjës. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë për profetin e tij Ibrahimin (salAllahu alejhi ue selem) kur engjëjt erdhën tek ai:
فَلَمَّا رَأَى أَيْدِيَهُمْ لاَ تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً
”Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), ai u frikësua.” 1
Gjithashtu Ai tha në lidhje me Musain (salAllahu alejhi ue selem):
فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُّوسَى
”E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.” 2
2 – Frika nga njerëzit lidhur me dobinë dhe dëmin, dhe mombështetja në Allahun (Subhanehu ue Te ala). Kjo frikë është e ndaluar. Muslimani është i obliguar që t’i mbështetet Allahut sikurse duhet ta dij se umeti nuk mund t’i sjell dobi dhe ta dëmtojë me diçka tjetër përveç asaj që Allahu e ka caktuar. Pos kësaj ai duhet të qojë shkaqet në vend. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) qoi shkaqet në vend dhe bëri atë që kërkohet. Ai ishte i armatosur kur shkoi në luftë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) qoi shkaqet në vend dhe bëri atë që kërkohet. Ai u mbështet në Allahun dhe e dinte se gjithçka që do t’i ndodhte është paracaktuar nga Allahu.
_______________
1 11:70
2 20:67