“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Frika nga magjistari

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (45)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Frika nga magjistari a ndikon në teuhidin e personit apo është një frikë e natyrshme?

Përgjigje: Frika nga magjistari është si frika nga shtazët grabitqare, goditjet, shkëmbinjtë dhe gjërat e tjera. Pra është një frikë e natyrshme. Por nëse kjo frikë shoqërohet me bindje dhe nënshtrim ndaj tij, atëherë ajo bëhet adhurim. Të frikësohesh prej tij, t’i shmangesh dhe të qëndrosh larg tij është e padëmshme.

Shpërndaje: