“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Frika nga mësyshi dhe mbështetja tek Allahu

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (70)
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A bie frika nga mësyshi ndesh me mbështetjen tek Allahu?

Përgjigje: Jo, nuk bie ndesh me të për shkak të shkaqeve të qarta. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Mësyshi është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, do ta paraprinte mësyshi.”1

Transmeton Muslimi (2188) dhe të tjerët.

Hadithi është autentik. Pra mësyshi është i vërtetë. Allahu i ka krijuar disa njerëz me shikime të tilla (që marrin mësysh). Ibnul-Kajimi ka thënë se shikimet e disa njerëzve janë helmuese. Ata i marrin mësysh njerëzit. Kur shikojnë diçka, e marrin mësysh.


1 Hadithi i plotë është: Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Mësyshi është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, do ta paraprinte mësyshi. Dhe nëse ju kërkohet të laheni, atëherë lahuni!”

Transmeton Muslimi (2188) dhe të tjerët.

 

Shpërndaje: