Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse më pyet dikush mbi ndonjë fetva, a më lejohet mua të them: “nuk e di”, nga frika e dhënies së fetvasë?”
Përgjigje: “Nëse në vendin tuaj ka dijetarë të cilët ai mund t’i pyes, qoftë edhe nëpërmjet telefonit, atëherë ti drejtoje atë tek dijetarët dhe mos ju përgjigj atij. Përderisa ti nuk je dijetarë, e në të vërtetë je vetëm bartës (transmetues) i saj, atëherë mos iu përgjigj, sepse ti mund ta kuptosh gabimisht fetvanë. Ka mundësi që edhe vetë fetvaja e dhënë të jetë e gabueshme. Ti këtë s’mund ta dish sepse nuk mund të bësh dallimin ndërmjet fetvasë së gabueshme dhe asaj të drejtë. Pra ka mundësi që ta transmetosh gabimisht, por ka mundësi që edhe fetvanë ta keqinterpretosh. Andaj, përderisa ka dijetarë, elhamdulilah… le të pyes dijetarët. Nëse janë brenda qytetit, le të shkojë e t’i pyes, e nëse janë ata larg, atëherë le t’i telefonojë atyre.”