Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kujdesem për faljen e 5 namazeve në kohët e tyre, për leximin e Kuranit dhe për agjërimin vullnetar, dhe hamdi i përket Allahut për këtë. Mirëpo nganjëherë ndjeje frikë për të ardhmen, në lidhje me jetesën dhe furnizimin, për fëmijët e mi dhe furnizimin e tyre, posaçërisht në këtë kohë. Kjo gjë më sjellë brengë, shqetësim dhe më bënë konfuz. Cila është këshilla juaj për mua në lidhje me këtë çështje?
Përgjigje: Kjo është prej shejtanit, prandaj duhet të kërkosh mbrojtje kundër shejtanit. Nëse ndonjëra nga këto gjëra të vijnë në mendje kërko mbrojtje nga Allahu, ki mendim të mirë për Allahun, mbështetu në Allahun, dhe Allahu do t’i lehtësojë gjërat in sha’a Allah.