Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Kaulul-Mufid (2/431)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Siç duket Imam Muhamed bin Abdil-Vahab (Allahu e mëshiroftë!) beson se lapsi është krijuar i pari. Por mendimi më i saktë është se lapsi nuk është krijimi i parë. Kjo është konfirmuar tek Bukhari se Profeti صلى الله عليه و سلم ka thënë:
كان الله ولم يكن شيء غيره وكان عرشه على الماء وكتب في الذكر كل شيء وخلق السماوات والأرض
“Allahu ka qenë dhe nuk ka ekzistuar asgjë përpos Atij dhe froni (arshi) i Tij ka qenë mbi ujë. Pastaj, shkroi në ‘libër’ fatin e çdo gjëje, e më pas krijoi qiejt e tokën.” 1
Kjo radhitje është e qartë. Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se lapsi u krijua pas Fronit. Transmetimi i cili nënkupton se lapsi është krijuar së pari, ka për qëllim gjërat që janë të dukshme për ne (gjë që nuk e përfshin arshin). Prandaj, themi se Froni i Allahut është krijuar para qiellit dhe tokës, ndërsa lapsi konsiderohet pjesërisht krijimi i parë.
1 Bukhari (4/387)