“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Froni i Iblisit është në det

Imam Is’hak bin Ibrahim bin Muflih el-Makdisi el-Hanbeli 

Burimi: Masaibul-Insan min Mekaidish-Shejtan, fq. 193-191

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Xhabir (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

إن إبليس يضع عرشه على الماء ثم يبعث سراياه فأدناهم منه منزلة أعظمهم فتنة يجيء أحدهم فيقول فعلت كذا وكذا فيقول ما صنعت شيئا قال ثم يجيء أحدهم فيقول ما تركته حتى فرقت بينه وبين امرأته قال فيدنيه منه ويقول نعم أنت

“Iblisi e ka vendosur fronin e tij mbi ujë. Pastaj ai dërgoi ushtarët e tij (tek njerëzit). Ai që ka pozitën më të afërt të tij, është ai që shkakton fitnen më të madhe. Kur njëri prej tyre vjen tek ai, i tregon rreth veprimeve që i ka bërë, e  Iblisi  i thotë: “Ti s’ke bërë asgjë.” Një tjetër vjen dhe thotë: “Unë kam vepruar në atë mënyrë deri sa e bëra njeriun që të ndahej nga gruaja e tij.” Në këtë rast Iblisi e merr atë afër vetes dhe i thotë: “Sa i mirë je ti.” 1

Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Seid, i cili ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ i tha Ibn Sajjadit: Çfarë po sheh?” Atëherë profeti ﷺ tha: “Ai e ka parë fronin e Iblisit.”

Ka dy lloje të shkurorëzimit:

1 –I ndaluar ose i urryer – Ky është rasti nëse bashkëshortët janë të kënaqur me njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni, e duan njëri-tjetrin shumë, kryejnë detyrat e Allahut dhe gruaja përmbush detyrimet e saj ndaj burrit, e të ngjashme. Në këtë rast shkurorëzimi është i urryer ose i ndaluar.

2 –I detyrueshëm ose i rekomanduar I tillë është rasti nëse bashkëshortët kanë mes vete grindje, armiqësi, lëndojnë njëri-tjetrin, kanë raporte të këqija, ndonjëri prej tyre braktis namazin, bëjnë mëkate, etj. duke mos pas mundësi të ndryshohet gjendja. Në këtë rast shkurorëzimi është i detyrueshëm ose i rekomanduar.

Gëzimi i shejtanit mbi shkurorëzimin e çiftit në hadithin e parë, vlen për rastin e parë. Pra, për një çift që janë të dashuruar mes vete, janë të bashkuar në bindje ndaj Allahut dhe që jetojnë jetë islame, shkurorëzimi për ta është vetëm një shkatërrim për të dy.


1 Muslimi 2925

Shpërndaje: