Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/176-177)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
4 – Kapitulli ”A duhet fryer në tejemum”
338 – Ademi na tregoi: Shu’beh na tregoi: el-Hakam na tregoi, nga Dherri, nga Sa’id bin Abdir-Rahman bin Abza, nga babai i tij i cili ka thënë:
“Një burrë erdhi tek Umer bin el-Hatabi dhe tha: “Unë isha xhunubë dhe nuk mund të gjeja ujë.” Ammar Bin Jasiri i tha Umer ibn el-Hatabit: “A të kujtohet kur ne dy ishin në një udhëtim; Ti nuk u fale, ndërsa unë u rrokollisa në dhe, pastaj u fala. Ia përmenda këtë profetit (salAllahu alejhi ue selem) i cili tha: “Do të kishte qenë e mjaftueshme në qoftë se kishte vepruar kështu”, dhe e goditi tokën me shuplakat e duarve të tij, u fryu atyre dhe e fshiu fytyrën dhe duart me to.”
Hadithi argumenton se duhet fryer duarve nëse dheu mbetet në to. Transmetimi që përmend “pështyjë” është sigurisht mendimi i dikujt prej transmetuesve, sepse shumica e transmetimeve përmend se ai i fryu. Mund të jetë gjithashtu se Amari thotë ndonjëherë se ai pështyu, sepse ai besonte se fryerja e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) përbëhej nga pështyma.