Pyetje: Shejkh i nderuar, në fillim përmende përpjekjet e imamëve. Cila është arsyeja e suksesit të kësaj thirrjeje, duke qenë se ne shohim shumë thirrje tjera të vjetra apo të reja të cilat nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara edhe pse ne besojmë se ato bëhen nga njerëz të sinqertë.
Përgjigje: Shkurtimisht, shkaku është në dy gjëra:
1 – Sinqeriteti ndaj Allahut (azze ue xhel). Ata bënë thirrje për tek Allahu dhe nuk dëshironin asgjë tjetër përveçse shpërblimit të Tij. Ata as nuk duan punësim, as lavdërim. E vetmja gjë që ata donin ishte shpërblimi i Allahut.
2 – Ajo thirrje ishte pas metodologjisë së të dërguarit ﷺ. E realisht, thirrja e tij ishte sipas metodologjisë së të gjithë të dërguarve (alejhima-selam) e që është përkushtimi ndaj akides (besimit të drejtë) së pari dhe pastrimit të akides nga idhujtaria, nga bidatet dhe besëtytnitë.
Pastaj si shkak ishte edhe përmirësimi në gjërat e tjera si p.sh përmirësimi në trajtime shoqërore, moralet e tjera. Metodologjia e shëndoshë dhe qëllimi i mirë janë shkak që qëndron prapa suksesit të davetit të Abdul-Uehabit dhe nxënësve të tij.