Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fshirja e fytyrës pas përfundimit të duasë – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika’ati ma’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tajjar (2/133)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e ligjësuar fshirja e fytyrës pas përfundimit të duasë?”

Përgjigje: “Më mirë është që kjo të mos veprohet, sepse hadithet që përmenden në lidhje me këtë janë të dobëta, siç e ka theksuar Shejkhul-Islam.”

Pyetje: “A ka ndonjë prej dijetarëve të cilët e kanë përmendur se kjo është e ligjësuar, duke u bazuar në hadithet që janë cekur në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Po, ka disa prej dijetarëve të cilët thonë se është e lejueshme në bazë të këtyre haditheve të dobëta, duke thënë që këto hadithe së bashku e arrijnë nivelin “hasen li-gajrihi” (hadith i pranuar i cili është në nivel mes hadithit të dobët dhe hadithit autentik) dhe si rezultat konsiderohet prej Sunnetit.

Mirëpo, mendimi i saktë sipas meje është se ato hadithe nuk janë autentike dhe se ato nuk arrijnë nivelin e hadithit hasen.”

Shpërndaje: