Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)
Ma’alim-ut-Tenzil (4/435)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:
“I pajisur me fuqi dhe shkallë të lartë tek Zoti i arshit, Të cilit i binden (melekët) të besuarit atje (në qiej).” Et-Tekuir, 81: 20-21
Do të thotë Xhibrili. Një shembull i forcës së tij është se ai i shkuli fshatrat e Lutit -alejhi-selam- nga toka, i ngriti me krahët e tij në qiell dhe pastaj i hodhi kokëposhtë. Një herë tjetër ai e pa Iblisin duke biseduar me Isain alejhi-selam në tokën e shenjtë, kështu që e goditi me krahun e tij në mënyrë që ai përfundoi në malet e largëta të Indisë. Ai gjëmoi kundër popullit Themud në mënyrë që mëngjesi i gjeti ata përmbysë. Përveç kësaj, ai zbret nga qielli në tokë dhe ngjitet përsëri më shpejt se një çast.