Imam Muvefekudin bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: ‘Umdetul-Fikh (2/115-116)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kur gruaja është në periudhën e pritjes, ajo është në njërën nga këto tri kategori:
E para: Ajo e cila mund të kthehet prapë nga burri
(nëse nuk e ka shkurorëzimin e tretë). Ajo ka të drejtë të furnizohet dhe ka të drejtën e strehimit.
Nëse gruaja e kafirit konvertohet në Islam, apo nëse burri i gruas myslimane bëhet kafir pasi të kenë pasur marrëdhënie seksuale, të dy gratë kanë të drejtë për furnizim dhe banim gjatë periudhës së pritjes.
Nëse burri i gruas kafire konvertohet në Islam, apo nëse gruaja e burrit mysliman bëhet kafire, asnjëra prej tyre nuk kanë të drejtë për furnizim.
E dyta: Gruaja me shkurorëzim të përhershëm
nuk asnjë të drejtë për strehim. Megjithatë ka të drejtë për t’u furnizuar nëse ajo është shtatzënë, e jo ndryshe nga kjo.
E treta: Gruaja, burri i së cilës ka vdekur,
ajo nuk ka të drejtë për furnizim apo strehim.