Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Furnizimi i gruas dhe familjes është më e mirë sesa sadakaja vullnetare

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahihul-Buhari (1/165-166)

www.perlatmuslimane.com

Imam Buhari ka thënë:

(55) – I dërguari i Allahut ka thënë[1]:

إذا أنفق الرجل على أهله يحتسبها فهو له صدقة

“Nëse njeriu e furnizon familjen e tij dhe shpreson shpërblim për këtë vepër kjo konsiderohet si lëmoshë për të.”

Çështja qëndron në fjalët “shpreson shpërblim”, d.m.th. shpërblimin e Allahut (azze ue xhel). Në këtë rast, furnizimi konsiderohet sadaka për të. Sadakaja ndaj gruas dhe familjes së tij ndaj të cilëve është i detyruar që t’i furnizoj, është më e mirë sesa sadakaja vullnetare. Sepse bamirësia-kujdesi ndaj familjes është obligim dhe Allahu i do obligimet më shumë se që i do veprat vullnetare. Allahu në një hadith autentik-kudsi ka thënë:

“Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër më të dashur tek Unë, përveç duke i kryer farzet (atë që ia kam bërë obligim).[2]


[1] Haxhaxh bin Minhal ka treguar se Shu’beh ka treguar se ‘Adij bin Thebit na informoi se ka dëgjuar Abdullah bin Jezidin duke transmetuar nga Ebu Me’sudi e ai nga profeti i cili ka thënë:…

[2] Bukhari 6502.

Shpërndaje: