Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Futbolli dhe ai është një sport i cili është përhapur në të gjitha vendet, dhe ka rregullat e tij, ka rregullore të përcaktuar, sport të cilin e madhërojnë aq shumë sa që i tejkalojnë kufijtë dhe jehudët kanë dorë në këtë, pasi në një nga kanalet e jehudëve, ata kanë thënë: “Angazhojini të rinjtë me futboll, arte dhe muzikë, d.m.th. me sporte.”
Shumë nga të rinjtë e kanë të lidhur zemrën e tyre me futbollin tejmase dhe tepër keq.
Sa namaze janë humbur ose për shkak se ata kanë qenë duke luajtur futboll ose për shkak se kanë qenë duke shikuar futboll?
Të mos kryhet një obligim fetar për shkak të futbollit?!
Ku është intelekti?
Të rinjtë thirren në namaz nëpërmjet ezanit:
“Eja në namaz, eja në shpëtim!”
Dhe ndërkohë të rinjtë janë të lidhur pas ekranit aq sa mbaron falja e namazit dhe ai është ende ulur para ekranit. Ku është intelekti?! I jepet përparësi lojës së futbollit ose shikimit të saj ndaj faljes së namazit?! Gjithashtu në çështjen e lojës së futbollit ka gjëra që e kundërshtojnë sheriatin si p.sh. ekspozimi i auretit (pjesëve të trupit që duhet të jenë të mbuluara) ose i disa prej pjesëve të auretit si p.sh. pjesa e kraharorit, e pranishme kjo sidomos në mesin e lojtarëve dhe mbështetësve. Ndonjëherë në shtëpi krijohen lidhjet dhe miqësitë për shkak të futbollit. Ndodhin përçarjet, ndodhin armiqësitë, të gjitha këto për cilën arsye? Të gjitha këto janë prej atyre gjërave me të cilat jehudët i preokupojnë njerëzit.
Sa i përket natyrës së shumë të rinjve që luajnë futboll për t’u kënaqur brenda kufijve të lejuar dhe larg gjërave që e kundërshtojnë sheriatin atëherë kjo është një çështje e lejuar, është çështje e lejuar.
Po ashtu nga çështjet që bëjnë që zemrat të lidhen me lojën e futbollit dhe ta mbështesin atë, është se koncepti i “fitores” kur vjen çështja tek këto dy kuptime, “fitore” dhe “humbje”, për shumë prej të rinjve, këto 2 kuptime janë të lidhura vetëm me lojën e futbollit dhe nuk futet në mendjet e tyre kuptimi për “fitoren” që ka ardhur në ajetet e Kuranit si “Kjo është fitore e madhe”, “Kjo është fitore e qartë”:
“Dhe kush shpëton prej ndëshkimit në zjarr dhe futet në xhenet, vërtet ai ka fituar.” Ali-Imran, 3:185
Këto janë kuptimet e fitores në Kuran, kuptime për të cilat ata as nuk mendojnë, as nuk aspirojnë për to dhe as nuk përpiqen t’i realizojnë ato. Kështu që kuptimi i fitores për ta është i lidhur me futbollin.
Pra si pasojë e këtyre gjërave vjen tejkalimi i kufijve, vijnë dëmet dhe shpërdorimi ku në këtë aspekt kanë rënë shumë prej njerëzve.
Pra si përfundim, futbolli, posaçërisht për më të rinjtë dhe të vegjlit, është i lejuar kur nuk e kundërshton sheriatin. Për këtë arsye, përmendet se shejkh Abdurr-Rrahman ibn Sa’di, Allahu e mëshiroftë, njëherë përpara faljes së namazit të akshamit kaloi pranë disa fëmijëve që po luanin futboll, ai u ndal dhe ai ishte dijetari i atij vendi dhe po i shikonte ata. Ai kishte ëmbëlsira me vete kështu që ua dha atyre të rinjve. Kështu që kur u bë thirrja për namaz, ai tha: “Le të shkojmë në xhami.” Pra ai qëndroi aty me ta duke i trajtuar mirë, u dha ëmbëlsira dhe kjo jo për t’i ndihmuar ata që të vazhdonin lojën e tyre, përkundrazi për t’i bërë ata të duan të kryejnë namazin dhe për t’i inkurajuar ata për faljen e namazit.
Prandaj të sjellurit me butësi me ta për shkak se duke qenë se ata janë të rinj apo dhe për shkak të mosdijes së tyre, ata mund të jenë të preokupuar me lojën dhe janë të shkujdesur ndaj namazit, pra nëse ata trajtohen mirë nga njerëzit e hajrit, me sjellje të bukur, të mirë, si p.sh. duke u dhënë atyre ujë të ftohtë apo diçka prej ëmbëlsirave etj. dhe pastaj u thuhet atyre: “Ejani të falemi.”
Ata do të thonë: ”Dëgjuam dhe u bindëm”, “dëgjuam dhe u bindëm”, dhe kjo është ajo që quhet “përsosmëria e trajtimit të mirë” apo të qenurit i butë me të tjerët aq sa zemra do ta dëshirojë të mirën.
Allahu ka thënë në Kuran:
“Dhe nga mëshira e Allahut (ti Muhammed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje.” Al-Imran, 3:159