Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ilMX13XZYZo&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Allahu iu shpërbleftë dhe iu dhëntë të mira, ky (pyetës) thotë: Cili është gjykimi i atij i cili tallet me metodologjinë e selefëve, a është ky person kafir?
Përgjigje: Metodologjia e selefëve, fillimisht o vëllezër, është vetë sheriati (ligjislacioni Islam). E vërteta e menhexhit të selefëve është se ai është vetë sheriati. Përse? Sepse siç thotë Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë-: “Sheriati është: ajo që ndodhet në librin e Allahut, në sunnetin e të dërguarit ﷺ dhe në atë që ishin të parët e umetit.”
Pra në të janë bashkuar të parët e umetit. Ky është sheriati dhe ky është selefizmi. Në qoftë se do ta shqyrtosh selefizmin, nuk do të gjesh më të mirë se atë. Të kapurit për librin e Allahut, sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe atë që ishin selefët e umetit. Kush e njeh të vërtetën e selefizmit, nuk lejon dhe nuk bën që të tallet me të, sepse ajo është vetëtsheriati.
Mirëpo, shumë prej njerëzve tregohen injorantë. Kush e fyen selefizimin, të cilën ai e njeh, apo e mendon, apo e sheh te njerëz që e përcjellin në një pamje jo të vërtetë të saj… Ne tani e dimë se ka gënjeshtarë që emërtohen me emrin “selefij”, mirëpo nuk janë prej saj. Tani tekfircat, të cilët e lejojnë derdhjen e gjakut, e emërtojnë veten me selefij.
Betohem në Allahun se selefizimi është larg prej tyre, në largësi të plotë. Dhe nuk qëndrojnë në drejtimin e saj të vërtetë vetëm se selefitë. Prandaj kush e fyen selefizmin të cilën ai e mendon, dhe jo të vërtetën e saj, apo atë që e ka parë te ndonjë person, apo atë çfarë i ka arritur atij, apo diçka tjetër, ky është injorant dhe duhet mësuar. Në qoftë se këmbëngul në fyerjen e selefizmit, kur e mëson se selefizmi është ligji i Allahut, atëherë ai e ka fyer ligjin e Allahut dhe është tallur me ligjin e Allahut.
Ndërsa para kësaj, jo. Por mësohet dhe i qartësohet, nëse është e mundur. Para se ta mësojë këtë, ai ishte i devijuar, injorant dhe nuk thuhet se është tallës me ligjin e Allahut sepse ai është tallur me ‘selefizimin’ të cilin e njihte ai, po.