“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Fyerja e sahabëve

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14100
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për fyerjen e sahabëve, dhe çfarë do të thonë fjalët e profetit ﷺ:

“Mos i fyeni shokët e mi!”?

Përgjigje: Fyerja e sahabëve do të thotë të nënçmuarit e tyre, kritikimi dhe kërkimi i gabimeve të tyre për shkak të epshit dhe urrejtjes. Sahabët nuk i fyen askush përveç atij i cili është armik i Islamit dhe muslimanëve.

Sahabët ishin ata që e bartën Islamin pas vdekjes së të dërguarit ﷺ. Ata e përhapën Islamin në lindje dhe perëndim. Ata ishin që e bartën dijen dhe i mësuan njerëzit.

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

”Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” El-Hashr, 59:10

Sahabëve nuk u bën dëm fyerja e atyre njerëzve të këqij të cilët kanë urrejtje ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Allahu -xhela ue ala- ka thënë:

“Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj.” Ali Imran, 3:119

Allahu në fund të sures “El-Fet’h” pasi përmendi sahabët, tha:

“…që nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë kufarët.” El-Fet’h, 48:29

Pra nuk zemërohet askush tjetër me sahabët përveç kufarëve. Besimtarët i duan sabahët, ata thonë:

“Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” El-Hashr, 59:10

Pra vetëm njerëzit që janë të këqij, ziliqarë dhe urrejtës të fesë Islame i fyejnë ata.”

Shpërndaje: