“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gabimet e imamit janë për të

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (806)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është vendimi për tu falur pas një personi i cili e lexon suren el-Fatihah gabim? Ai lexon për shembull المستكيم në vend që të lexoj المستقيم.

Përgjigje: ”Në qoftë se mund të falesh pas dikujt që lexon më mirë bëje këtë. Përndryshe, namazi yt pas tij është korrekt. Gabimet e tij qëndrojnë për të. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë në lidhje me udhëheqësit (e namazit):

”Ata do t’iu udhëheqin në namaz. Nëse ata veprojnë drejtë, kjo është në dobi tuaj dhe të tyre. Dhe në qoftë se ata gabojnë kjo është në dobi tuaj dhe në dëm të tyre. ”

Shpërndaje: