Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Garimet për çmime

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika el-Bab el-Maftuh (2 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: ”Cili është gjykimi mbi një garë nëse njëra nga palët e vë një çmim në garë?”

Përgjigje: ”Kjo lejohet në tri gjëra, të cilat i ka lejuar sheriati:

1 – Hark gjuetie.

2 – Garë vrapimi me deve.

3 – Garë vrapimi me kuaj.

Pyetësi: ”A nuk përfshihet edhe mundja në këtë?”

Përgjigje: ”Mundja nuk përfshihet në këtë”.

Pyetësi: ”Është konfirmuar se profeti bëri mundje me Rukanen për një qengj dhe e mundi atë.”

Imam Uthejmin: ”Jo. Ai bëri mundje me të që ai të konvertohet në Islam, të cilën ai e bëri.”

Pyetësi: ”Nëse të dy mundësit vënë një çmim në garë?”

Imam Uthejmin: ”Ti ke për qëllim që ata për shembull, të thonë:

”Nëse unë të fitojë, ti mi jep mua 100, dhe në qoftë se ti fiton, unë ti japë 100.”?

Pyetësi: Po.

Imam Uthejmin: ”Kjo është ajo për të cilën ne po flasim. Por në qoftë se njëri prej tyre i premton 100 personit tjetër në qoftë se ai e mposht atë dhe pala tjetër nuk vënë asgjë, atëherë kjo nuk është bast. Kjo lejohet.”

Pyetësi: ”Nëse një palë e tretë vë çmimin atëherë?”

Imam Uthejmin: ”Nuk ka asnjë problem.”

Pyetësi: A vlen kjo për të gjitha garimet apo vetëm këto triat?”

Imam Uthejmin: ”Kjo vlen për të gjitha garat përveç atyre të ndaluarave.”

Pyetje: ”A lejohet kjo?”

Imam Uthejmin: ”Garimet e ndaluara nuk lejohen.”

Pyetësi: ”Kam për qëllim në qoftë se është e lejuar që pala e tretë të paguaj çmimin në këto gara.”

Imam Uthejmin: ”Shembuj të garimeve të lejueshme është vrapimi dhe një person thotë:

”Ai që prej juve dyve fiton merr 100 nga unë.” Kjo lejohet.

Një shembull tjetër është mundja, dhe se një person thotë:

”Ai që prej juve dyve fiton merr 100 nga unë.”

Kjo lejohet, sepse ky konsiderohet të jetë si një bonus dhe nxitje. Por në qoftë se të dyja palët vënë një çmim në garë në mënyrë që ti ose e humb atë ose e fiton atë, atëherë kjo lejohet vetëm në tre garat e përmendura.”

Shpërndaje: