Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Muhamed el-Gazali u shkatërrua për shkak të gjuhës së dhe lapsit të tij

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (28)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur e kuptojmë këtë, ne duhet të kujdesemi që të mos biem në dy çështje:

1 – Mohimin e haditheve autentike të cilat janë të vërtetuara nga dijetarët, vetëm për shak se ne nuk i kuptojnë ato dhe mendojmë se ato shkojnë kundër Kuranit të ndershëm. Kjo nuk është e lejuar, por kjo bëhet nga el-Gazali (Muhamed el-Gazali el-Misri) i sotëm dhe për fat të keq shumë të tjerë. Ky burrë u shkatërrua për shkak të gjuhës së dhe lapsit të tij. Përndryshe, ka shumë që i mohojnë hadithet autentike vetëm sepse ata nuk i kuptojnë ato me një kuptim që nuk bien ndesh me Kuranin e ndershëm.

2 – Të nxitohesh në bërjën tekfir mbi ata që mohojnë disa hadithe autentike, ku përjashtimi i vetëm është ai i cili mohon Sunnetin plotësisht dhe thotë se Kurani është i mjaftueshëm1. Një person i tillë bën kufër në Kuranin sepse Kurani urdhëron që të pasohet i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) sikurse Sunneti urdhëron që Kurani të pasohet.

_________________________________

1 Kuranitë e mohojnë Sunnetin.

Shpërndaje: