“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gazrat e vazhdueshme gjatë abdesit dhe namazit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd el-Kajrauani fil-Akidah (7)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë vuaj nga gazrat në veçanti gjatë abdesit, saqë mezi mund të përfundojë abdesin dhe gasrat më vien. A duhet të vazhdoj me abdes në këtë rast? Çfarë duhet të bëj? Si duhet të falem?”

Përgjigje: “Këto mund të jenë vesvese të cilat ai duhet ti injorojë. Shejtani i vë kthetrat e tij në të gjatë abdesit. Ai e bënë atë të mendojë se atij i kanë dalur gazra në mënyrë që ta shqetësojë atë. Ai nuk duhet të shqetësohet fare për këtë. Ai duhet të vazhdojë abdesin dhe namazin.

Por në qoftë se ai është i sigurt se ka gazra dhe dëgjon zë ose ndien një erë, ai vepron sipas kësaj. Nëse ai ndien erë ose ndëgjon një zë ai duhet të merrë abdes për këtë.

Dhe në qoftë se ai vuan nga gazrat e vazhdueshme, atëherë ai duhet të merr abdes para çdo namazi dhe të falet edhe nëse ai e prish badesin gjatë namazit.”

Shpërndaje: