Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gëlltit vjelljen pa qëllim gjatë agjërimit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (72 B)
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Edhe pse kam vuajtur nga dështimi i veshkave në Ramazanin e kaluar, kështu që unë agjërova. Ndonjëherë unë vjelli aq shumë sa që vjellja kthehet në stomak. A është agjërimi im i saktë?

Përgjigje: Po, agjërimi i tij është i saktë sepse ai nuk vjell qëllimisht. Ju keni dëgjuar se profeti ka thënë:

”Ai që vjell nuk është i detyruar që ta kompensojë atë ditë. Ai që vjell qëllimisht është i detyruar që ta kompensojë atë ditë.” 1

Nëse ai rastësisht gëlltis diçka nga vjellja ai nuk është i detyruar me asgjë sepse kushti për tu prishur agjërimi është që vjellja të bëhet me qëllim.


1 Ebu Daudi (2380), Tirmidhi (720), Ibn Maxheh (1676) dhe Ahmedi (10468). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami (6243).”

Shpërndaje: