Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gëlltitja e gjakut, ushqimit të mbetur në dhëmbë, këlbazit dhe pështymës

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/13694/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A8%D9%84%D8%B9-%D8%A7%D9%84%D8%B5%D8%A7%D9%89%D9%85-%D9%84%D9%84%D8%B1%D9%8A%D9%82-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B5%D8%AD%D9%88%D8%A8-%D8%A8%D8%A7%D9%84%D8%AF%D9%85-%D8%A7%D9%84%D9%86%D8%A7%D8%AA%D8%AC-%D8%B9%D9%86-%D8%A7%D9%84%D8%AA%D8%B3%D9%88%D9%83
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Ndërsa unë isha duke e falur namazin e sabahut në Ramazan, gëlltita dhe ndjeva shijen e gjakut. Gjaku erdhi nga mishi i dhëmbit që ishte shkaktuar nga larja e dhëmbëve ose nga prekja e dhëmbëve. A ka ndikuar kjo në agjërimin tim?

Përgjigje: Pështyma lejohet të gëlltitet. Kjo është e padëmshme dhe e zakonshme.

Këlbazi nga gjoksi ose koka nuk duhet të gëlltitet. Nëse ai vjen lartë në gojë ai duhet të pështyhet. Nuk lejohet të gëlltitet. Ai që e gëlltit atë qëllimisht e ka prishur agjërimin e tij dhe duhet të kompensojë atë ditë.

Nëse pështyma përbëhet nga mbetjet e ushqimit ose nga gjaku që del nga larja e dhëmbëve, vlen kjo në vijim:

1 – Nëse ai e di, ai duhet ta pështyjë atë.

2 – Nëse ai nuk e di këtë derisa të gëlltisë pështymën si zakonisht, është e padëmshme sepse ai e gëlltiti atë pa dashje.

Kjo është e ngjashme me atë që shpërlan gojën dhe hundën e tij dhe depërton uji. Gjithashtu kjo i ngjason personit që pa dashje e godet kolli ose vjellja; ajo nuk ndikon asgjë. Ajo që ndikon është që ai të gëlltit qëllimisht, për shembull, këlbazin, gjakun ose ushqimin që është në gojën e tij. Kjo ndikon. Ajo që ndodh pa dashje nuk ndikon.

Shpërndaje: