Imam Muveffekud-Din bin Kudameh El-Makdisi (v. 620)
El-Mughni (3/36)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajo që nuk mund të shmanget si gëlltitja e pështymës nuk e prish agjërimin sepse është shumë e vështirë të shmanget. Kjo i ngjan pluhurit të rrugës dhe sitjes së miellit.
Pra nëse një person mbledh pështymën e tij dhe e gëlltit me vetëdije, agjërimi i tij nuk prishet sepse ajo hyn në trupin e tij përmes stomakut. Në këtë mënyrë ajo i ngjan më shumë pështymës së gëlltitur që nuk është mbledhur. Meqë gëlltitja me qëllim e pështymës së pambledhur nuk e prish agjërimin, as pështyma e mbledhur nuk e prish atë.
Medhhebi ynë Hanbeli ka edhe një mendim tjetër që thotë se pështyma e mbledhur e prish agjërimin sepse është e mundur të shmanget. Në këtë mënyrë ajo i ngjan gëlltitjes me qëllim të pluhurit të rrugës. Megjithatë mendimi i parë është mendimi i saktë. Pasi që gëlltitja me qëllim e pështymës së pambledhur nuk e prish agjërimin, prandaj as gëlltitja e pështymës së mbledhur nuk e prish atë. Ndërsa kjo nuk është e njëjtë me pluhurin e rrugës.
Nëse pështyma e një personi bie mbi rrobat e tij ose mbi buzët e tij, dhe ai pastaj e kthen përsëri në gojë dhe e gëlltit, ose nëse gëlltit pështymën e dikujt tjetër, atëherë agjërimi i tij prishet sepse ai po e gëlltit atë nga goja e dikujt tjetër, dhe kjo i ngjan gëlltitjes së diçkaje tjetër.
Nëse dikush kundërshton duke thënë se Ebu Daudi transmetoi se profeti ﷺ e puthi Aishen dhe ia thithi gjuhën ndërsa ishte agjërueshëm1, atëherë duhet ditur se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi nuk është autentik.
1 Hadithi është i dobët sipas imam Albanit në Sunen Ebi Daud (2386).