Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gënjeshtra e Hadadive për të akuzuar Ehl-us-Sunnetin me Irxha

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq. 100

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Feuzi el-Bahrejni ka thënë:

”Sa i përket pikëpamjes të termit ”Xhins-ul-Amal”1 nga Rabi el-Medkhali, ai e përjashton atë nga besimi, kur ai thotë:

”Termi ”Xhins-ul-Amal” nuk ekziston në Kuran dhe Sunnet. Selefët nuk diskutuan për të, e as nuk e futën në çështjet e besimit.”

Shikoni se si ai përjashton veprat nga besimi, kur ai thotë:

”… e as nuk e futën në çështjet e besimit.”

Kjo është Irxha! Kjo është Irxha! Ai përjashton veprat nga besimi, ndërsa Selefët i futën veprat si pjesë të besimit dhe thanë se ato janë pjesë e besimit”2

1 – Unë besoj se ai që nuk bën asnjë vepër është kafir. Megjithatë, unë nuk e përdori termin ”Xhins-ul-Amal” për shkak të fitneve që ajo shkakton. Unë i shmangem atij për të parandaluar të keqen dhe trazirat.

Në qoftë se kërkohet termi ”Xhins-ul-amel” për të bërë Tekfir, atëherë si është përfundimi i sahabëve dhe selefëve, të cilët nuk e përdorën këtë shprehje në rastin e tekfirit të atij që nuk vepron asnjë vepër.

Për ti vënë fund termit ”Xhins-ul-Amal” do të thotë që ke përjashtuar veprat nga besimi, kështu që personi që nuk bënë Tekfir mbi ata që nuk falen e ka përjashtuar namazin nga besimi dhe gjithashtu ai që nuk bënë Tekfir mbi atë që nuk falet, atë që nuk e jep zekatin, nuk agjëron dhe nuk e kryen haxhin ka përjashtuar këto veprime madhështore nga besimi. Ata kanë më shumë të drejtë që të akuzohen me Irxha. Sepse ata – sipas metodologjisë së Hadadive – i kanë përjashtuar këto vepra nga besimi. Ne e lusim Allahun që të na mbrojë kundër metodologjisë së tyre dhe parimet e rreme që rezultojnë në të keqen, në Tebdi dhe në fatkeqësi ndaj Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe ndaj imamëve të tyre të mëdhenj.


1 Shih https://www.perlatmuslimane.com/nocioni-xhins-ul-amal-me-sa-duket-buron-nga-murxhiat/

2 el-Burkan, fq. 11.

Shpërndaje: