Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nganjëherë unë i tregoj nënës sime që burri im e do atë shumë dhe thotë gjëra të mira për të. Unë e bëjë këtë, edhe pse kjo nuk është krejt ashtu. Të njëjtën gjë e bëjë edhe anasjelltas me burrin tim. Qëllimi im është t’i pajtojë ata dy ndërmjet veti, sepse ata kanë pasur shumë mospajtime. Përveç kësaj, unë i them nënës sime se burri im më dhuron gjëra dhe ai më trajton mirë, edhe pse kjo gjithashtu nuk është krejt e vërtet. Këtë e bëjë nga qëllimi i lartpërmendur. Nëse unë e bëj këtë veprim, a konsiderohem gënjeshtare?”
Përgjigje: “Kjo është e lejuar. Synimi (veprimi yt) është pajtimi në mes të dy njerëzve. Në këtë rast gënjeshtra lejohet kur askush nuk dëmtohet dhe për sa kohë që çështja ka të bëjë vetëm me ju.
Allahu ju shpërbleftë për këtë me të mira.”