Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjaku i hemorroideve gjatë namazit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighstah-2-11-1434_01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një i afërm imi vuan nga hemorroidet. Pasi të ketë falur namazin ndodh që ai të sheh gjak në rrobat e brendshme. A është namazi i tij i saktë apo duhet që ai ta plotësojë atë apo nuk është i vlefshëm fare dhe në rast të tillë a duhet ta përsërit namazin nga fillimi?”

Përgjigje: “Nëse kjo ndodh në mënyrë të përsëritur dhe ky fenomen është i mundimshëm, namazi i tij është i saktë. Megjithatë, ai duhet ta largojë gjakun nga rrobat e tij për namazet e ardhshme. Dhe në qoftë se gjaku nuk ndodh në mënyrë të përsëritur dhe ai i vije herë pas here dhe është në sasi të madhe, atëherë abdesi prishet. Gjaku i pakët nuk e prish abdesin dhe namazi është i saktë nëse do Allahu. Sasia e vogël e gjakut nuk bën dëm!”

Shpërndaje: