Imam Abdurr-Rrahman es-Sadi (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Karim, fq. 277
Përktheu: Valdet Gashi
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
قُل لاَّ أَجِدُ فِي مَا أُوْحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَّسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ فَإِنَّهُ رِجْسٌ أَوْ فِسْقًا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ
Thuaj (O Muhammed): “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua ndonjë gjë të ndaluar për ngrënie për atë njeri që dëshiron të hajë prej atyre, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur (në therjen e tyre) ose mishit të derrit, pasi ky i fundit është vërtet i ndyrë, ose mishin e pa përkushtuar (Allahut) i cili është bërë kurban për të tjerë në vend të Allahut.” 6:145
Gjaku i derdhur është gjaku që del nga kafsha gjatë therjes. Ky gjak është i dëmshëm nëse ai mbetet në trup. Kur ai e lë trupin nuk është më i dëmshëm për ta ngrënë atë mish. Ajeti do të thotë në mënyrë indirekte se gjaku i mbetur në mish dhe në vena pas therjes është hallall dhe i pastër.