Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjaku që e prish dhe nuk e prish abdesin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/471)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

”Tavusi, Muhamed bin Ali, Ata dhe dijetarët në Hixhaz kanë thënë: ”Gjaku nuk e prish abdesin.”

Është e vërtetë se gjaku nuk e obligon marrjen e abdesit për derisa ai nuk del nga organi gjenital ose anusi. Gjaku që del nga këto dy pjesët e trupit e prish abdesin pa marrë parasysh nëse është një gjak i zakonshëm, si gjaku menstrual, apo është një gjak i pazakonshëm, sikruse gjaku i hemorroideve.”

Shpërndaje: