Ibn Ebi Dunja
Burimi: Sifatun Nar, fq. 70-78
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Abdullah Ibnul Harith Ibn Xhaz ka thënë: I Dërguari i Allahutصلى الله عليه وسلم ka thënë:
”Në zjarr ka gjarpërinjë të cilët janë si qafat e deveve. Kur njëri prej tyre të kafshon, dhembja zgjatë dyzet pranvera. Në zjarr ka edhe akrepa të cilët janë si mushka të ngarkuar. Kur një nga ta të pickon, dhembja zgjatë për dyzet vjet.”
Abdullah Ibn Mesudi këtë e komentoi
الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ زِدْنَاهُمْ عَذَابًا فَوْقَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُوا يُفْسِدُونَ
”Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.”
”Akrepa kthetrat e të cilëve janë si palma të gjata.”
Ata` Ibn Jesar ka thënë; Unë i thashë Kabit:
”Kush jeton në tokën e pestë?”
Ai tha:
”Gjarpërinjtë e Xhehenemit.”
Atëherë unë i thashë:
”A ka gjarpërinjë aty?”
Ai u përgjigj:
”Po, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im. Ata janë si luginat (shumë në numër).”
Unë i thashë:
”Kush jeton në tokën e gjashtë?”
Ai u përgjigj:
”Akrepat e Xhehenemit.”
Pastaj e pyeta:
”A ka akrepa aty?”
Ai u përgjigj:
”Po, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im. Ata janë shumë të mëdhenj dhe ekanë bishtit si shtiza.”
1 En-Nahl 16:88