Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mukhtesarul-Fetaua El-Misrijjeh (1/196-197)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali El-Hanbeli El-Ba’ili (v. 777)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pas namazit është e ligjësuar që të thuhet ajo që është konfirmuar nga Bukhari:
La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.”
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e pa ortak! Atij i takon sundimi e lavdia! Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.”
Po ashtu janë transmetuar edhe forma të tjera të dhikrit pas namazit:
1 – 33 herë Subhan Allah, 33 herë Elhamdulilah dhe 33 herë Allahu Ekber.
2 – Është transmetuar gjithashtu se ai ﷺ thoshte: Subhan Allah, Elhamdulilah dhe Allahu Ekber – gjithsej 33 herë.
Transmeton Bukhari.
3 – Është transmetuar gjithashtu se ai ﷺ thoshte: 10 herë Subhan Allah, 10 herë Elhamdulilah dhe 10 herë Allahu Ekber.
Transmeton Ebu Daudi (109). Hadithi është autentik sipas imam Albanit në ”Sahihul-Xhami (3230)”.
4 – Është transmetuar gjithashtu se ai ﷺ thoshte: 11 herë Subhan Allah, 11 herë Elhamdulilah dhe 11 herë Allahu Ekber.
Transmeton Muslimi (595).
5 – Është transmetuar gjithashtu se ai ﷺ thoshte: 33 herë Subhan Allah, 33 herë Elhamdulilah dhe 33 herë Allahu Ekber dhe pastaj thoshte:
“La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.”
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e pa ortak! Atij i takon sundimi e lavdia! Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.”
6 – Është transmetuar gjithashtu se ai ﷺ ka thënë: 25 herë Subhan Allah, 25 herë Elhamdulilah dhe 25 herë Allahu Ekber.
Transmeton Nesai (1341)
Të gjitha këto gjashtë mënyra janë transmetuar në formë autentike nga profeti ﷺ.