Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në çfarë kohe dhe në çfarë gjendje pranohen lutjet?”
Përgjigje: “Në Sunnet, janë të sqaruara kohët më të preferuara kur myslimani lutet me sinqeritet dhe Allahu i përgjigjet lutjes së atij insha Allah. Ajo që më kujtohet prej haditheve, është:
1. Koha në mes të ezanit dhe ikametit.
2. Në teshehudin e fundit të namazit.
3. Në sexhde (gjatë namazit).
4. Pak orë para se të përfundoj dita e Xhuma (pak orë para namazit të akshamit).
5. Në një të tretën e natës.
6. Në ato momente kur të bie shi.
Këto janë gjatë kohët për të cilat kemi argument nga suneti, që nëse robi gjatë këtyre kohëve e lut Zotin e vet me sinqeritet të plotë, Ai do t’i përgjigjet lutjes së tij.”