Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/105)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 64: Një grua që kishte periudhën e saj mujore, gjaku i saj iu ndal në ditën e gjashtë. Nuk dukej gjak fare nga perëndimi i diellit deri në ora 24:00. Për shkak të kësaj ajo kishe bërë gusël dhe kishte agjëruar ditën në vijim. Në ditën që agjëronte, asaj i erdhën sekrecione të kafta. A i përket kjo periudhës së saj mujore duke pasur parasysh se periudha e saj zgjatë shtatë ditë?
Përgjigje: Sekrecionet e turbullta nuk i përkasin periudhës mujore. Pasi që është pastruar sekrecionet e turbullta nuk ndikojnë asgjë.
Umm Atijjeh (radijAllahu anha) ka thënë:
”Lëngun e verdhë dhe atë të turbullt që vjen pas menstruacioneve nuk e kemi llogaritur të jetë prej menstruacioneve.” 1
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Ne nuk e konsideronim atë të turbulltën dhe të verdhën të jetë diçka.”2
Menstruacionet janë gjak dhe nuk janë as sekrecione të turbullta dhe as të verdha. Në bazë të kësaj agjërimi i gruas është i saktë në ditën që ajo nuk i ka parë sekrecionet e turbullta të saj dhe në ditën që ajo i pa ato. Sikurse u tha sekrecionet e turbullta nuk janë gjak menstrual.
1 Ebu Daudi nr 307.
2 Bukhari nr 326.