Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A duhet që lexuesi të vë dorën e tij mbi vendin ku ndien dhembje i sëmuri? A është transmetuar kjo në Sunnetin e Profetit salAllahu alejhi ue selem?”
Përgjigje: “Po, është transmetuar se lexuesi duhet të vejë dorën e tij mbi vendin ku ndjen dhembje i sëmuri. Ky veprim- vënia e dorës mbi vendin e dhembjes- bëhet pa marr parasysh nëse personi i bënë rukje vetes apo dikujt tjetër. Siç thash, lexuesi duhet të vejë dorën e tij në vendin ku ndjen dhembje i sëmuri dhe duhet të lexojë rukje. Ky është njëri prej shkaqeve për shërim, me lejen e Allahut.”