“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjëja më e keqe me të cilën shejtani sulmon me vesvese

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (37), min: 1:37

Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%201%20-%2011%20-%201436.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejtani më së shumti e sulmon njeriun me vesvese që lidhen me bërjen e nijetit. U bën vesvese ta bëjnë nijetin e namazit me zë duke thënë: “Po e bëj nijet të falë namazin e drekës katër rekate pas imamit. Çdo gjë për të arritur qëllimin e duhur, mendon ai. Gjëra të tilla vijnë nga shejtani”. Nijeti nuk ka nevojë për këto shprehje. Vetëm që të ngrihesh për t’u falur është nijet. Vetëm se ti je në saf është nijeti yt se do ta pasosh imamin. Nijeti i shprehur me fjalë është thjesht i panevojshëm. Të gjitha këto gjëra vijnë nga shejtani, qëllimi i të cilit është të hutoi këta që kanë vesvese.

Shpërndaje: