Alameh Muhamed bin Abdil-Uehab el-Uasabi
Burimi: El-Istixhabetu lil-Lahi ue lir-Rasuli
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Dija o robër të Allahut ju shton juve dritën dhe udhëzimin. Kështu që mos e shpërfill kërkimin e dijes, mos e kurse veten tënde nga dija. Pasha Allahun, sa herë që njeriu e shton dijen, ai shtohet në mirësi, devotshmëri, përulësi, butësi, mëshirshmëri dhe në sukseshmëri.
Dija është dritë, kështu që shtoje dijen tënde!
Duhet të kapeni fort pas librave të dobishme. Ti nuk mund të qëndrosh pa libra të dobishëm, ti nuk mund të qëndrosh pa to.
E këshillojmë çdo mysliman që të ketë në shtëpinë një biblotekë, dhe të ketë në të aq (libra) sa ka mundësi.
1) Tefsirin e Ibn Kethirit
2) Fet`hul Mexhid
3) Rijadus Salihin
4) Sahihun e Bukhariut
5) Sahihun e Muslimit
6) Akiden Uasitije
7) Akiden Tahauije
8) Erbaine Neueuije
9) Usuluth Thelatheh
10) Keshfush Shubuhat
11) Tashihul Itikad.
Dhe libra të tjera të dobishme, të cilat janë shkruar nga dijetarët e Ehlis Sunnetit dhe Xhematit, të cilat janë të shumta dhe falënderimi i takon Allahut. Me këto libra e shton dritën dhe mirësinë tënde, dhe inshaAllah ti do të shpërblehesh për blerjen e këtyre librave, i gjallë qofshë apo i vdekur. Sepse ti përfiton prej tyre sa je gjallë sikurse mund të përfitojnë prej tyre edhe të tjerë gjatë kohës që je gjallë apo edhe pas vdekjes tënde. Ti merr shpërblime aq sa merr edhe ai personi i cili lexon prej tyre.
Librat e dobishëm janë gjëja më e mirë që mund të trashëgojnë familja dhe fëmijet e tu. Ruaji ata nga librat e pasuesve të bidateve, ruaji fëmijët dhe trashgimtarët e tu nga librat e pasuesve të bidateve dhe të hizbijve.
Kushtoi rëndësi librave të mirë dhe të shëndosha (të pastra nga bidatet dhe devijimet), duke i zgjedhur ato, e njëjta gjë duhet të veprohet edhe me audio/kasetat e dobishme të dijetarëve të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit.