“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjëja më e rëndësishme për gruas pas Islamit

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mukhtasar-ul-Fataua El-Misrijeh (2/205-206)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali El-Hanbeli El-Ba’li (v. 777)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Është e ndaluar që gruaja të mos i bindet burrit kur ai e thërret në shtrat. Asaj nuk lejohet t’i japë përparësi namazit të natës, namazeve vullnetare apo agjërimit para thirrjes së burrit. Nëse ai e thërret në shtrat, ajo është e detyruar t’i përgjigjet. Është vërtetuar tek Sahih Bukhari se profeti ﷺ ka thënë:

”Nuk i lejohet gruas që të agjërojë (nafile) në praninë e burrit të saj pa lejen e tij.”

Transmeton Bukhari (5195) dhe Muslimi.

Këto veprime e pengojnë atë nga ajo që është detyrim ndaj burrit. Atëherë si është puna nëse ai e thërret dhe ajo refuzon?

Allahu -te ala- ka thënë:

“Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.“ En-Nisa, 4:34

Një grua e devotshme është vazhdimisht e bindur ndaj Zotit të saj dhe burrit të saj. Nëse ajo refuzon të shkojë në shtrat, ai ka të drejtë ta godasë. Pas të drejtave të Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ, nuk ka asgjë që duhet të jetë më e rëndësishme për të sesa e drejta e burrit të saj.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Unë nuk urdhëroj askënd t’i bëjë sexhde dikujt tjetër (përveç Allahut). Sikur të urdhëroja dikë t’i bënte sexhde dikujt tjetër, do ta urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj.”

Transmeton Tirmidhi, i cili tha se hadithi është i mirë.

“Nëse një grua vdes dhe burri i saj është i kënaqur me të, ajo hyn në xhenet.”

Transmeton Tirmidhi, i cili tha se hadithi është i mirë.

“Nëse burri e thërret gruan e tij në shtrat dhe ajo nuk i përgjigjet, duke e lënë atë të zemëruar gjatë natës, engjëjt e mallkojnë atë deri në mëngjes.”

Transmeton Bukhari (3237).

Shpërndaje: