Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: ”Mexhmu’ul-Fetava ue Mekalat”, 13/112
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është vaxhib (obligim) të falënderohet Allahu në fatkeqësi?!”
Përgjigje: ”Në këtë gjendje, vaxhib është të duruarit! Ndërsa për sa i përket të qenit i kënaqurit me sprovën (fatkeqësinë) apo të falënderuarit e Allahut për këtë gjë, kjo është vetëm e pëlqyeshme. Në lidhje me përballimin e fatkeqësisë, ka tre shkallë:
1. Durimi, gjë e cila është vaxhib.
2. Të qenit i kënaqur me fatkeqësinë, kjo është diçka e pëlqyeshme.
3. Falënderimi i Allahut në lidhje me atë fatkeqësi, dhe ky është niveli më i lartë.”