Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Kitabu Daueh (2/101)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është e ndaluar për të bërë kur personi e vesh ihramin gjatë haxhit dhe si mund t’i ndajmë këto gjëra?
Përgjigje: Janë 9 gjëra të cilat janë të ndaluara për t’i bërë:
1.Rruajtja e qimeve nga koka apo trupi.
2.Prerja e thonjve nga duart apo këmbët.
3.Veshja e rrobës ”El-Makhit – të qepura përgjatë trupit” d.m.th. veshje të qepura që mbulojnë pjesën e sipërme të trupit si këmisha, triko, pallto ose të ngjashme, si dhe pantallonat.
4.Mbulimi i kokës me diçka të cilën e vendos mbi kokë sikurse çallma apo kapuçi (për meshkujt). Por nëse nuk e vendos atë në kokë por vetëm e mbulon kokën, kjo lejohet sikurse çadra, tenda dhe bartja e gjërave mbi kokë.
5.Të përdorësh parfume dhe këtu hynë çdo gjë që ka aromë të mirë të cilën e përdor në rrobat tuaja ose në trup. Shembuj të tillë janë misku, aroma e trëndafilit, borziloku dhe aroma të tjera.
6.Gjuajtja e kafshëve të egra sikurse zogjtë, p.sh. si pëllumbat,[1] harabelat dhe të ngjashme. Ose antilopët, gomarët e egër, zhapikët, mijtë,[2] dhe të ngjashme.
7.Të shkruash kontratë martesore. Nuk lejohet të fejohesh, të martohesh ose të martosh dikë tjetër.
8.Të kesh marrëdhënie intime me gruan tënde.
9.Të kënaqesh me gruan pa pasur marrëdhënie intime sikurse ta puthësh dhe ta përkëdhelësh atë me epsh dhe të ngjashme.
Këto gjëra të ndaluara ndahen në katër pjesë:
Gjërat për të cilat duhet paguar dëmshpërblim (fidjeh) por që nuk e anulojnë haxhin, janë pesë gjërat e para, për të cilat duhet therur kurban, dhe kjo bëhet në qoftë se ke gjetur kafshë.
Gjërat që e anulojnë haxhin por për të cilat nuk duhet të paguash dëmshpërblim (fidjeh), janë ato të martesës.
[1] https://www.google.se/search?q=rapph%C3%B6na&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=5cJvU7a-DeaO4gT5tYGYCw&sqi=2&ved=0CAYQ_AUoAQ&biw=1366&bih=673
[2] https://www.google.se/search?q=rapph%C3%B6na&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=5cJvU7a-DeaO4gT5tYGYCw&sqi=2&ved=0CAYQ_AUoAQ&biw=1366&bih=673#q=hyrax&tbm=isch