Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjërat mbi të cilat mendojmë se shkruan ‘Allah’

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Meftuh (107 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Disa modele këpucësh kanë kombinime vijash të cilat i përngjajnë emrit të Allahut. Unë kam sjellë këto këpucë. Shumë njerëz janë skeptikë rreth tyre. Ne do të donim që të na qartësosh nëse me të vërtetë shkruan ‘Allah’ mbi to. Nëse është kështu atëherë cili është gjykimi për mbathjen e tyre?”

Përgjigje: “Katër-pesë vitet e fundit ndodhin me të madhe të tilla gjëra, dhe njerëzit hutohen kur vihen përballë këtyre situatave. Për këtë huti, nuk ka asgjë të vërtetë (që ia vlenë të hutohemi). Nëse një person imagjinon diçka të caktuar, ai merr idenë se ajo vërtetë ka ndodhur.

Sikur nga ana tjetër, një tjetër person që nuk i ka shkuar në mendje diçka e ngjashme, atij nuk do t’i shkonte mendja në atë që e ka imagjinuar personi i parë. Shumë herë njeriu nga vetja e tij i lind ideja se mbi një kumash që është i qëndisur në formën e vet, atij i duken si zogj. Nëse dikush tjetër e sheh atë, atij nuk i duket se janë zogj.

E njëjta gjë vlen edhe për atë që ekziston në disa këpuca. Dikujt i lind ideja se në to shkruan emri i Allahut, ndërsa kjo nuk është e vërtetë. E nëse një personi tjetër të cilit nuk i ka shkuar në mendje fare kjo gjë, do ta kuptojë se nuk gjendet në të emri i Allahut.

Në parim, çdo gjë është e lejuar derisa njeriu të bindet se ajo gjë është e ndaluar. Unë e pashë atë që ju ma treguat mua dhe nuk më duket ndonjë shkrim që i përngjan emrit të Allahut.”

Shpërndaje: