“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjetësi kërkon shpërblim për sendin që e ka gjetur

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (44)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë gjeti 10.000 rialë sauditë dhe i shpalli ato. Brenda një viti pronari u paraqit, por gjetësi kërkoi 1.000 rialë për t’ia kthyer paratë. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Kjo është e ndaluar. Nuk i lejohet ta bëjë këtë. Ai duhet t’ia kthejë pronarit paratë e tij. Pastaj nëse pronari me dëshirën e tij pranon t’i japë diçka nga ato para, nuk ka të keqe në këtë. Ndërsa gjetësit nuk i lejohet të kërkojë asgjë.

Shpërndaje: