Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/205-207)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kam trashëguar një shtëpi nga nëna ime e ndjerë dhe e bekuar. Shtëpia është rrënuar dhe rinovuar. Rreth saj ka shumë varre. Kur gërmuam themelet gjetëm eshtra të kalbura që me siguri i përkasin varreve aty pranë. I hoqa eshtrat dhe i varrosa larg shtëpisë. Shtëpia është rinovuar plotësisht por është e rrethuar nga varret. Këto shtëpi i kemi trashëguar nga paraardhësit tanë dhe nuk kemi shtëpi apo toka të tjera ku të ndërtojmë. A kemi të drejtë të banojmë në këtë shtëpi dhe a mëkatova kur i zhvendosa eshtrat?
Përgjigje: Nëse varret i përkisnin muslimanëve, ata kanë më shumë të drejtë mbi tokën sesa ju. Kur ata u varrosën aty, toka u bë pronë e tyre. Nuk iu lejohet të ndërtoni shtëpinë tuaj mbi varret e muslimanëve. Nëse jeni të sigurt se shtëpia është ndërtuar mbi varre, atëherë jeni të detyruar ta hiqni atë në mënyrë që të mos ketë ndërtime mbi varre. Fakti që nuk keni një shtëpi tjetër nuk iu jep të drejtën të pushtoni shtëpitë e muslimanëve të tjerë. Varret janë shtëpitë e të vdekurve. Nuk iu lejohet të jetoni aty për deri sa e dini se aty janë varrosur njerëz (muslimanë).