Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Fali teravitë me imamin gjithmonë

Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Ash’ath es-Sixhistani (v. 275)
Mesail-ul-Imam Ahmed fq. 90
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

438 – I thashë Ahmedit: Ndërsa imami është duke falur teravit me njerëzit, disa të tjerë falen veçmas në xhami.

Ai tha: Kjo nuk më pëlqen. Unë preferoj që ata të falen me imamin.

Dëgjova Ahmedin duke u pyetur: Imami e fal vitrin tre rekate. A duhet ta bëj edhe unë këtë apo të largohem dhe ta fali vitrin vetëm?

Ai u përgjigj: Fale vitrin me të.

I thanë: Po bëhet zhurmë gjatë vitrit.

Ai tha: Fale vitrin me të.

Dëgjova Ahmedin duke u pyetur: A t’i shtyjmë teravitë deri në fund të natës?

Ai u përgjigj: Jo. Unë preferoj mënyrën e faljes së muslimanëve (faljen me xhemat).

Ahmedi u fal me njerëzit derisa e fali vitrin me ta. Ai nuk u largua derisa imami e mbaronte namazin. Gjatë tërë Ramazanit e pashë atë duke falur vitrin me imamin derisa imami e mbaronte atë, sigurisht kjo ndodhi çdo natë, përveç një nate kur unë nuk isha i pranishëm në namazin e natës (nuk kam dijeni se çfarë ndodhi në këtë natë).

Shpërndaje: