Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140618
Data e fetvas: 18/12-1434 ose 23/10-2013
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Unë dhe vëllai Hamad bin Raxha edh-Dhufejri shkoi te Shejkhu fisnik Salih el-Salih Feuzan. Ne e falëm ikindinë me të në xhaminë es-Selemeh në el-Fajha në er-Rijad të mërkurën me 18 Dhul-Hixhe të vitit 1434 (23 tetor 2013). Pas namazit shkuam me të dhe e pyeta disa pyetje duke përfshirë:
“O Shejkh Salih! Është një egjiptian i cili erdhi tek ju dhe të pyeti në lidhje me Shejkh el-Albanin. Ai të ka regjistruar në fshehtësi dhe të ka dedikuar fjalë që mund të bëjnë një person që të besojë se ti flet keq për besimin e el-Albanit.”
Shejkh el-Salih Feuzan tha:
“Kjo është gënjeshtër dhe një trillim. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk flas keq për el-Albanin. Unë nuk e paralajmëruar ndaj tij. Këta njerëz janë vetëm në kërkim të sprovave. Leri ata. Injorojë ata. Ne vetëm dimë vetëm mirë për el-Albanin.”
Pastaj shkuam unë dhe vëllai Hamad tek Shejkh Salih el-Luhejdan me të cilin pata një takim pas akshamit. Ne e falëm akshamin në xhaminë e Shejkh el-Luhejdanit në-Ta’avun në Rijad. Pas namazit ia lexova disa parime Shejkhut dhe ne ishim me të gati gjysmë ore. I thashë atij:
“O Shejkh! Ka ardhur një egjiptian i cili e regjistroi Shejkh el-Feuzanin. Ai tani thotë se Shejkh el-Feuzani flet keq për Shejkh el-Albanin.”
Shejkh el-Salih Luhejdan tha:
“Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut që Ai nuk pranon asgjë tjetër përveç se el-Albani gjithmonë të lavdërohet dhe që veprat e tij të mira të shtohen gjithnjë e më shumë në librin e tij të veprave. Unë nuk e di çfarë ata duan me të. Janë tre persona me të cilët disa njerëz janë gjithmonë të zënë; el-Albani, Muhammed Aman el-Xhami dhe Rabi el-Medkhali. Ata janë vëllezërit tanë. Ne i njohim mirë ata. Ata janë të mirë.”