Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjuha arabe nuk duhet të mësohet tek pasuesit e bidateve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljah Talib-il-Ilm, faqe. 176

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Merr dije nga çdo dijetar në shkencën që e zotëron ai, përderisa ajo nuk është e dëmshme. Shembull i dëmit është që ne të kemi një person i cili zotëron gjuhën arabe, ndërsa ai ka një devijim në akide apo në sjellje.

Me këtë nuk duhet të ulemi. Nëse e bëjmë këtë, të tjerët do të mashtrohen nga ai dhe mendojnë se ai është në të saktën. Prandaj ne duhet të kërkojmë dituri tek të tjerët edhe në qoftë se ai është më i mirë në këtë temë. Përderisa ai është i devijuar, ne nuk do të ulemi me të.

Shpërndaje: