Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Hiljah Talib-il-Ilm, fq. 217
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Alameh Bekr Ebu Zejd ka thënë:
Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Mësojeni gjuhën arabe. Ajo ua shton burrërinë.”
Është transmetuar nga disa prej Selefëve se si ata i rrahnin fëmijët nëse ata bënin gabime gramatikore. “
Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë: “Mësojeni gjuhën arabe. Ajo ua shton burrërinë.”
Këtë ai e tha në kohën e tij. Ai urdhëroi që gjuha arabe të studiohet sepse kishte frikë se do të ndryshohet me gjuhët e huaja pas çlirimit të tokave. Për fat të keq, ne tani jetojmë në një kohë kur ne nuk kemi personalitet. Ne jemi bërë bishta dhe pasues të tjerëve. Disa prej ne besojmë se ai që di gjuhën angleze apo frënge ka burrëri.
Ai krenohet nëse di anglisht ose frëngjisht. Disa prej nesh i mësojnë fëmijët gjuhë të tjera në vend të arabishtes. Ka fëmijë të cilët thonë “Bye bye”, kur ata ndahen prej njëri-tjetrit. Kur ata përgjigjen në telefon thonë “Hello?”. Pse nuk thotë “es-Selamu alejkum”? Kjo ka ndodhur pasi ne kemi humbur personalitetin tonë. Ne duhet të kemi personalitetin tonë. Ne kemi një fe dhe një Sheriat. Për fat të keq, ne jemi bërë bishta.
Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë: “Mësojeni gjuhën arabe. Ajo ua shton burrërinë. “
Bazuar në këtë rritet burrëria aq më shumë e di gjuhën arabe. Është transmetuar nga disa prej Selefëve se si ata i rrahnin fëmijët nëse ata bënin gabime gramatikore. Në atë kohë, gabimet gramatikore ishin të pakta. Megjithatë, ata i rrahnin fëmijët për këtë. Sot ne nuk e rrahim askë për gabime gramatikore, as fëmijët tanë, nxënësit apo dikë tjetër. Së pakti duhet përmirësuar nxënësit kur ata bëjnë gabime gramatikore në gjuhën arabe në mënyrë që ata të mos thonë gabim duke menduar se ata kanë të drejtë vetëm për shkak se ti qendron i heshtur.