Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjuha e qartë e studentit kundër devijimeve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/17731

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh Sulejman Abal-Khajl: Pushtetarët tanë, sidomos princi trashëgimtar Muhammed bin Salman bin Abdil-Aziz, i cili ka theksuar rrezikun e grupeve të tilla si el-Ikhuan el-Musliminëve, ISIS;it, el-Kaidës dhe sekteve dhe organizatave të tjera që shkojnë kundër metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit, dhe vuri në dukje se ata kanë shëmtuar reputacionin e Islamit dhe muslimanëve, veçanërisht në këtë kohë. Çfarë jemi të detyruar, sidomos nxënësit e dijes, në lidhje me këto sekte dhe organizata?

Përgjigje: Është e detyrueshme të jesh i sinqertë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Feja është sinqeritet.” Ata thanë: ”ndaj kujt o i dërguari i Allahut?” Ai tha: ”Ndaj Allahut, Librit e Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësit të myslimanëve dhe masës së gjerë.”1

Pra është e detyrueshme që të jesh i sinqertë ​​në mënyrë që njerëzit mund të ruajnë veten kundër kësaj të keqe, këtyre devijimeve dhe këtyre njerëzve të këqij. Është sinqeritet për të zbuluar dinakërinë e tyre, të sqarohen komplotet e tyre dhe të paralajmëruar kundër tyre.

Shejkh Sulejman Abal-Khajl: A është gjithashtu e detyrueshme për të folur qartë dhe konkretisht në këtë rast? Sidomos kundër këtyre sekteve dhe organizatave që kanë dëmtuar Islamin dhe muslimanët.

Përgjigje: Pa dyshim. Ai që di diçka dhe është i bindur se ajo dëmton muslimanët janë të detyruar për të parandaluar atë dhe të denoncojmë atë tek autoritetet të cilët e shqyrtojnë çështje. Ai duhet të denoncojë rreziqet që ai i di.


1 Muslimi (55).

Shpërndaje: