Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjumi ditën dhe mosfalja e namazeve në kohë gjatë Ramazanit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një pyetëse nga Meka pyet duke thënë: Një grua thotë se, burri i saj rri zgjuar gjatë Ramazanit deri në ora 3 në mëngjes, pastaj fle deri në ora 5 pas ikindisë! Kur ai zgjohet në këtë kohë, i falë namazet që i kanë kaluar! A konsiderohet burri im kafir dhe a më lejohet të mbetem gruaja e tij? Shpresojmë në përgjigjen tuaj!

Përgjigje: Ai nuk është kafir, mirëpo është mëkatarë. Ndërsa agjërimi i tij është shumë i mangët. E themi këtë, duke u mbështetur në fjalët e Allahut:

”O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, në mënyrë që të ruheni nga të këqijat dhe të jeni të devotshëm.” 2:183

Gjithashtu, duke u mbështetur në fjalët e profetit :

”Kush nuk i braktis fjalët e kota, veprimet sipas tyre dhe injorancën, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai të braktis ushqimin dhe pijen.”

Çfarë mëkati ka më të madh sesa lënia e namazit?!

Nuk shoh tjetër gjë tek ky njeri, veçse ngjasimit me personin i cili bën shaka me Allahun e Lartësuar! Si ka mundësi që, ky njeri pasi që e di se Allahu e ka bërë obligim për të namazin, i ka caktuar atij (namazit) kohë të posaçme e të ditura dhe se nuk lejohet që të falen para apo pas kohe; pastaj, mundohet t’i afrohet Allahut me agjërim ndërsa në anën tjetër, i largohet Atij me lënie të namazit?!

Ky është tjetërsim i çështjeve dhe gjykimeve.

Ai duhet të pendohet tek Allahu për veprimet e tilla dhe të ripërtërij e përmirësoj veprimet e të falë namazet në kohën e vet dhe me xhemat. Kushdo që kërkon pendim të sinqertë tek Allahu, Allahu ia pranon pendimin atij.

Shpërndaje: